Blessin: Luajtëm si një skuadër shkolle, por unë besoj akoma te mbijetesa

Alexander Blessin ka komentuar disfatën e hidhur në derbi: “Çfarë mendova në fund të ndeshjes? Shumë gjëra, për ndeshjen, për ditët e ardhshme…Luajtëm si një skuadër shkolle kundër një skuadre të rriturish. Nuk hymë me mentalitetin e duhur në fushë.

Sampdoria mundohej të ulte ritmin e lojës, ndërsa ne duhet ta rrisnim. Por e ulem edhe ne, nuk ishim agresivë dhe kjo e vuri Sampin në një pozicion komod. Momentet kyçe ishin gjithmonë në anën e tyre.

Kishim një dhuratë në momentet e fundit dhe shpresonim që të merrnim një barazim, por nuk ndodhi kështu. Gjithsesi besojmë akoma te objektivat tanë, nuk ka përfunduar akoma.

Domenicos i thashë që ky është futbolli, zakonisht ai nuk e humbet një penallti të tillë. Kishte rënë moralisht dhe tashmë më takon mua që ti ngre moralin. Të gjithë duhet të luajmë për të javën e ardhshme”, ka thënë trajneri i Genoas. / Oversport.tv

Foto: Genoa CFC Twitter