Blind sulmon Solskjaer: Manchesteri skuadër pa identitet, Ronaldo ndryshon skemat

Danny Blind, zëvendës-trajner i Holandës dhe babai i ish-mbrojtësit të Manchester United, Daley, nuk është treguar i kujdesshëm, por ka kritikuar hapur trajnerin e “djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas Blind ardhja e Cristiano Ronaldos ka destabilizuar skuadrën, sidomos në planin taktik:

“Kush është identiteti i kësaj skuadre? Nuk ka një plan taktik, në ndryshim nga Manchester City, që i bën presing kundërshtarit. Kundër Evertonit kaluan në avantazh dhe më pas qëndruan duke pritur”, ka thënë holandezi.

Aktualisht Manchester United renditet në vendin e katërt në Premier league, 2 pikë larg kryesuesve të Chelseat.

Në qendër të kritikave të Blind është edhe Ronaldo dhe impakti i tij tek skuadra: “Solskjaer duhet të gjejë një stil loje për skuadrën, ku Ronaldo të jetë rezultativ dhe skuadra të vazhdojë të mbajë nën presion kundërshtarin.

Cristiano po shënon gola të rëndësishëm, por prezenca e tij, detyron skuadrën që të mendojë ndryshe taktikisht. Normalisht, pret që të jetë sulmuesi, i pari që bën presing tek mbrojtësit”, ka përfunduar Blind. /Oversport.tv