Bllokadë tifozëve për karta identiteti, Policia “fik” Klasiken e Shqipërisë

Tirana-Vllaznia është një ndeshje e rëndësishme jo vetëm për Abissnet Superiore, por edhe për FSHF-n e UEFA-n që do të organizojnë në maj finalen e Conference League.

Ekspertë të UEFA-s për sigurinë janë në kryeqytet dhe po inspektojnë masat e sigurisë, ndërkohë që tifozët e të dyja klubeve janë gjetur në befasi.

Policia e Shtetit u ka kërkuar tifozëve karta identiteti, edhe pse nuk ka pasur asnjë njoftim më parë.

Fillimisht tifozët u ndaluan, por më pas Policia e Shtetit u tërhoq nga kërkesa e vet. Ndeshja luhet prej orës 19:45. / overspor.tv