Bllokimi i rrjeteve sociale trondit edhe futbollin, Neymar tallet me Zuckerberg

Dita e djeshme ishte një ditë e zezë për rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe Whatsapp në gjithë Botën. Ato u bllokuan për 7 orë, duke i shkaktuar shumë probleme përdoruesve kudo.

Për të shprehur pakënaqësinë e tyre për këtë situatë, shumë njerëz iu drejtuan rrjeteve të tjera sociale që ishin akoma funksionale. Ndër këta ishte dhe sulmuesi i PSG-së Neymar, i cili përdori Twitter-in.

Ylli brazilian nuk kaloi një fundjavë të bukur: skuadra e tij humbi në kampionat dhe Neymar për të larguar mërzitjen hodhi një batutë kundrejt pronarit të Facebook etj.

“Vetëm fundjava e Zuckerberg dhe e imja shkoi keq apo dhe e dikujt tjetër?”, kjo ishte shakaja e sulmuesit në rrjetin e tij social në Twitter./Oversport.tv