Zvonomir Boban nuk i ka kursyer klubet që tentuan të krijojmë Super League. Kroati, i cili ka qenë te Milani si drejtues së fundmi dhe më pari pjesë e UEFA, mbajti qëndrim të ashpër, sikurse në fakt mbajti shumica e komunitetit të futbollit.
“Ishte një përpjekje e turpshme, e ndaluar nga njerëzit para institucioneve. Pavarësisht kësaj jam krenar për mënyrën se si reagoi presidenti Ceferin dhe UEFA.
Ishte një operacion i thjeshtë biznesi i vetëm disa personave, që harruan vlerat, historinë, traditën, identifikimin: aspekte që e karakterizojnë këtë sport. E gjitha kjo u bë sepse këta miliarderë dëmtojnë llogaritë në klubet e tyre.
Të papërgjegjshëm… Ata donin gjithçka për vete, ata donin të fshinin vlerat dhe të amerikanizonin këtë sport”, u shpreh Boban në intervistën e dhënë për Sportweek, e përjavshme e Gazzetta dello Sport. / oversport.tv