Boban: Ky Milan nuk është ende në nivelin që unë dhe Maldini dëshironim

Zemra e Zvonomir Boban është akoma kuqezi. Nga njëra anë, ish-lojtari dhe menaxheri i AC Milan mbetet një tifoz i ekipit të Piolit dhe vazhdon t’i ndjekë nga larg, por nga ana tjetër mosmarrëveshja me klubin është duke u zhvilluar në gjykatë pas ndarjes që ndodhi më shumë se një vit më parë.

Gjatë një interviste me Sport Week që shkaktoi shumë diskutime, Boban doli dhe tha versionin e tij të divorcit me Milanin.

“Unë jam në mosmarrëveshje me Elliott, me Milanin nuk do të jem kurrë në gjendje të jem” tha Boban gjatë intervistës.

Gjatë intervistës ai vlerësoi punën e mikut të tij Paolo Maldini si drejtues dhe i dërgoi mesazhe dashurie Milanit dhe tifozëve. Sipas burimeve pranë fondit të pronarit të klubit, Calciomercato.com ka zbuluar se padia e Boban nuk është kundër Elliott por kundër Milanit. Zemra e tij akoma rreh për Milanin, por nga pikëpamja ligjore ka një përplasje.

Në mbyllje të intervistës Boban tha se gjendja ku ndodhet aktualisht Milan është ende shumë larg asaj që ai dhe Paolo Maldini kishin projektuar kur të dy bashkë menaxhonin klubin nga Milano: “Ekipi aktual nuk është ende në nivelin e atij që kishim në mendje me Maldinin”. /oversport.tv