Bodo/Glimt: Nuno Santos e paditëm në polici, UEFA ka videon kur godet

Dueli vazhdon, këtë herë përmes deklaratave. Roma akuzoi trajneri i tyre i portierëve, Nuno Sanos, ishte sulmues, ndërkohë që Bodo/Glimt pretendon të kundërtën, që pjesëtari i stafit të Mourinho sulmoi trajnerin Kjetil Knutsen.

Klubi norvegjez ka reaguar: “Sjellja e Romës nuk është vetëm një sulm fizik ndaj Kjetil Knutsen, është një sulm sistematik ndaj vlerave të Glimt. Si një klub i vogël, ne nuk mund të qëndrojmë me kapele në dorë dhe të pranojmë një sjelle të tillë.

Roma po bombardon mediat me gënjeshtra për të fshehur sjelljen e tyre jo sportive. Glimt e di që ka një video të incidentit, që tregon sulmin ndaj Knutsen nga përfaqësues të stafit të Romës. Klubi e ka parë këtë video. Kërkojmë që publiku ta shohë këtë video që e ka UEFA.

Një shkelje e provuar e rregullave të lojës është se trajneri i portierëve të Romës u pozicionua në mënyrë të parregullt jashtë zonës së stafit të stërvitjes. Ai vazhdimisht ngacmonte verbalisht dhe me gjeste Knutsen. Glimt ia bëri me dije arbitrit të katërt dhe delegatit të UEFA-s në disa raste. Ankesat nuk u morën parasysh dhe trajneri i portierëve të Romës u lejua të vazhdonte sjelljen e tij pa pengesa”.

“Ishte një provokim sistematik dhe në fund edhe ushtrim i dhunës ndaj Kjetil Knutsen. Ne kemi besim se një organ objektiv do të injorojë pretendimet e pasakta nga stafi i trajnerëve të Romës. Glimt nuk sheh zgjidhje tjetër veçse të raportojë Nuno Santos në polici për shkak të sulmit fizik ndaj Kjetil Knutsen”. / oversport.tv

Foto: UEFA Europa Conference League, Twitter