Boks: I pamposhturi Muhamet Qamili triumfon përballë kolumbianit Caicedo

Ndeshja e radhës në arenën gjigante në stadiumin “Air Albania” ka qenë ajo mes boksierit shqiptar Muhamet Qamili dhe kolumbianit Yin Caicedo. Boksieri kuqezi ka dominuar në ring dhe ka triumfuar përballë kundërshtarit, pa u mbyllur takimi, sepse gjyqtari ka skualifikuar boksierin kolumbian në raundin e 2-të. Qamili koleksionon fitoren e radhës dhe vazhdon të mos njohë humbje në karrierë.

Është ndezur atmosfera në stadiumin “Air Albania”, pasi po afron eventi kryesor i mbrëmjes përballja mes Florian Markut dhe Miguel Parra Ramirez.

Oversport dhe Tibo po sjellin për shikuesit një mbrëmje magjike boksi, eventin më të madh të këtij sporti që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Stadiumi është mbushur plot dhe të gjithë janë gati për sfidën e madhe. Mos humbisni këtë mbrëmje kampionësh në Oversport dhe Tibo.