Boksieri I njohur shqiptar Robin Krasniqi ka arritur të mposhtë rivalin francez Mohammedi, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Kundërshtari është skualifikuar nga gjyqtari në raundin e 9-të dhe si rrjedhojë Krasniqi ka fituar ndeshjen. Kjo ishte fitorja e 53-të në karrierë për boksierin e njohur, I vetmi boksier shqiptar që është shpallur kampion bote.
Për herë të parë, Krasniqi ndeshej në vendlindjen e tij dhe interesimi I tifozëve ishte I lartë. Kjo maratonë boksi, shfaqja më e madhe e këtij sporti në Kosovë, u transmetua live në platformën Tibo. /Oversport.tv