Ermal Hadribeaj është ylli më i ri i boksit profesionist, që po shkëlqen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Snajperi” shqiptar po paraqitet shumë mirë në ring, pasi ka arritur 13 fitore dhe një barazim në 14 ndeshje të zhvilluara.
Hadribeaj garon në peshën e lehtë dhe në 1 korrik do të zhvillojë ndeshjen e radhës në “MOTOR CITY” Casino në Detroit kundër amerikanit Charles Stanford, që ka koleksionuar 6 fitore dhe 4 humbje në 10 takime që ka zhvilluar si profesionist në karrierë.
Ndeshja e 28-vjeçarit që ka lindur në Tiranë do të transmetohet ekskluzivisht në platformën Tibo, në kanalet Oversport, duke nisur nga ora 23.59 e të premtes.
Një e ardhme e ndritur pret Ermal Hadribeaj, prandaj mos humbisni ndeshjen e tij në Tibo dhe Oversport të premten e 1 korrikut. / Oversport.tv
View this post on Instagram