“Boll se e bëtë baltë”, Vangjel Zguro i Skënderbeu kapet sërish me arbitrat

Vangjel Zguro e ka sërish me arbitrat, pas humbjes që Skënderbeu humbi me Laçin në transfertë. Rezervat janë për penalltinë e dhënë për kurbinasit, që në fund fituan me rezultatin 2-0.

“Jemi ekip që gabimet i shikojmë te vetja në fillim dhe pastaj merremi me gjërat e tjera, por boll më sepse po e bëni baltë.

Na lini të luajmë futboll dhe të fitojë më i miri. E kuptojmë që njerëz jeni, mund të gaboni edhe ju, por boll se në 6 javë na keni dënuar në 4 prej tyre.

Gjithsesi ta dini që nuk na mposhtni dot lehtë, sepse ne jemi Skënderbeu. E keni tepruar”, shkruan Zguro në një postim të bërë në rrjetet sociale. / oversport.tv