Bologna cinike, triumfon ndaj Hellas Verona dhe vendos “rekord” pikësh

Bologna e ka nisur sezonin në mënyrë fantastike. Skuadra e Mihajlovic ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 kundër Hellas Verona dhe numëron 7 pikë në tre ndeshjet e para të Serie A.

Miqtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë dhe ishin të rrezikshëm me Giovani Simeone, por pa mundur dot që të shënojnë gol.

Duke parë lojën u mendua se gjithçka do të shkonte drejt një barazimi pa gola, por nuk ndodhi kështu. Svanberg realizoi në portën e Hellas Verona dhe i dha skuadrës së Bologna tre pikët.

Për Hellas Verona kjo ishte humbja e tretë në kampionat dhe trajneri Eusebio Di Francesco ka goxha punë për të bërë me ekipin e tij, që duhet të gjejë fitoren e parë sa më shpejt. / oversport.tv