Bologna-Lazio, formacionet zyrtare: Sarri i beson Vedat Muriqit

E diela e Serie A hapet me ndeshjen e “Dall’Ara”, Bologna-Lazio. Me Immobilen të dëmtuar, Sarri i beson një vend titullari në sulm Muriqit, që do të formojë repartin e avancuar bashkë me Felipe Anderson dhe Pedro. Edhe Hysaj e nis këtë sfidë si titullar, ndërsa Strakosha është në stol.

Mihajlovic zgjedh Barroë dhe Soriano në mbështetje të Arnautovic. Takimin mund ta ndiqni Live në kanilin Oversport 1.

Formacionet zyrtare:

Bologna (3-4-2-1): Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Dominguez, Svanberg, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic. Trajner. Mihajlovic

Lazio (4-3-3): Reina; Marusic, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Muriqi, Pedro. Trajner. Sarri