Bologna ka marrë tre pikë në sfidën përmbyllëse të javës së 11-të të Serie A. Ekipit të Mihajlovic i mjaftuan golat De Silvestri dhe Arnautovic duke mposhtur kështu Cagliarin me rezultatin 2-0.
Pjesa e parë pati një ritëm shumë të ulët me të dyja ekipet që pritën njëri-tjetrin në gjysmëfushën e vetë. Bologna u përpoq të gjente disa hapësira më shumë, por pa mundur dot të konkretizojë diçka. Ndërkohë, e vetmja goditje në portën e pjesës së parë erdhi nga Cagliari, por pa mundur dot të rrezikojë seriozisht portën e Skorupski.
Në pjesën e dytë, Bologna doli më e motivuar nga dhomat e zhveshjes. Ekipi i Mihajlovic e kërkoi më shumë golin dhe pak minuta nga rifillimi i ndeshjes e gjeti atë me Lorenzo De Silvestrin. Një lëvizje e mirë e Arnautovic e vendosi mbrojtësin të vetëm përball portierit, i cili nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë.
Edhe pjesa e mbetur e takimit u kthye përsëri në ritmin e mëparshëm me Bolognan që u përpoq të kontrollonte rezultatin. Portierët e të dyja ekipeve u ngacmuan shumë pak, me përjashtimin e vetëm kur Sansone goditi traun e portës. Në fundin e takimit, një zënkë masive pa mbrojtësin e Cagliarit, Martin Caseres të ndëshkohej me kartonin e kuq. Kështu, Cagliari filloi të linte më shumë hapësira dhe këtë gjë e shfrytëzoi mjaft mirë Arnautovic që vulosi edhe rezultatin përfundimtar në 2-0. /oversport.tv
SERIE A–JAVA E 11-TË
BOLOGNA-CAGLIARI 1-0
Shënues: De Silvestri 50’, Arnautovic 90+6