Bologna rikthehet te tre pikët, arrin një fitore bindëse ndaj Sassuolos

Bologna reagon menjëherë pas humbjes së thellë që pësoi ndaj Interit një javë më parë dhe mposht Sassuolon me rezultatin bindës 3-0. Të besuarit e Thiago Mottës arritën të triumfon në këtë përballje falë golave të Aebischer, Arnautovic dhe Ferguson.

Rreziku i parë i takimit vjen nga Sassuolo që provon të prish ekuilibrat e takimit me anë të Andrea Pinamontit, por pa sukses. Nga ana tjetër është më e qartë përpara portës skuadra e Bolognas që gjen rrugën e rrjetës me anë të Aebischer.

Me fitoren minimale të Bolognës mbyllet edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën vendasit e nisin aty ku e lanë. Marko Arnautovic dyfishon gjithçka në minutën e 50-të. Sassuolo provon të reagojë me Domenico Berardin, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

Rezultati final i takimit vuloset nga goli i Ferguson në minutën e 78 që i jep edhe qetësinë skuadrës së Bolognas. Me këtë fitore, Bologna ngjitet në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Sassuolo e çon në katër numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore. /oversport.tv

Foto: Bologna FC 1909, Twitter