Bologna po kalon një moment të vështirë dhe skuadra është e grumbulluar pas humbjes 4-2 përballë Empolit në fundjavë. Lajmi i lamtumirës së Walter Sabatinit trondit akoma më shumë ambjentin kuqeblu.
Ndahen në mënyrë zyrtare rrugët e drejtuesit dhe klubit të Bolognas, që ka zyrtarizuar largimin e Sabatinit përmes një njoftimi:
“Free 2 Be Holdings Inc., shoqëria që kontrollon aksionet e Bologna Fc 1909 e CF Montreal njofton se kontrata e konsulencës me Walter Sabatinin nuk do të rinovohet më, pas një dakordësie mes palëve”.
“Falenderoj Walterin për punën që ka kryer në këto vite dhe për kontributin e vyer në idetë që ka dhënë për të dy klubet në fillimet e proçesit të ndarjes së strategjive dhe metodologjisë së punës.
Kam njohur një njeri të madh, profesionist dhe intelektual, të cilit i uroj gjithë të mirat për të ardhmen’-ka deklaruar presidenti i Bolognas, Joey Saputo. / Oversport.tv