Sfida Bologna-Verona, që do të luhet sot në në orën 20.45 në stadiumin “Renato Dall’Ara” dhe do të transmetohet live në Oversport, do të mbyllë javën e tretë të Serisë A.
Skuadra e Sinisa Mihajlovic ka nisur mirë këtë sezon, duke grumbulluar 4 pikë në 2 javët e para të kampionatit, ndërsa miqtë nga Verona nuk e kanë provuar akoma shijen e pikëve këtë sezon, pasi kanë koleksionuar 2 humbje në 2 sfidat e para të Serie A.
Kuqeblutë nuk kanë probleme me mungesat dhe sot tekniku Mihajlovic do të hedhë në fushë formacionin e tij më të mirë. Ceccherini është mungesa e vetme e Veronës në këtë takim, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë në dispozicion të teknikut Di Francesco.
Formacionet e mundshme:
Bologna (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Soumaoro, Bonifazi, Hickey; Svanberg, Schouten; Orsolini, Soriano, Barrow; Arnautovic.
Verona (3-4-2-1): Montipò; Dawidowicz, Gunter, Magnani; Faraoni, Tameze, Veloso, Lazovic; Barak, Caprari; Simeone.