Boluspor rigjen fitoren me 4 shqiptarët në fushë, Bregu jep asist

Boluspor ka gjetur fitoren pas katër humbjesh radhazi dhe e ka bërë diçka të tillë në një transfertë të vështirë kundër Eyupspor, që po lufton për t’u ngjitur në Superligën e Turqisë.

Në fushë nga minuta e parë ishin të katërt futbollistët shqiptarë, për të nisur me Selmanin në portë dhe për të vijuar me Bregun, Roshin e Balajn në sulm.

Takimi përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Boluspor. Karadeniz shënoi në fillim të pjesës së dytë, kurse në shtesë Yildiz (zëvendësoi Roshin në të 70’) vulosi fitoren pas asistit të Bregut. / oversport.tv

Foto: Boluspor, Twitter