Bombë nga Anglia: Abramovich po mendon të shesë Chelsean

Nga Anglia vjen një lajm i bujshëm: për herë të parë që kur është bërë pronar i klubit në vitin 2003, Roman Abramovich po mendon seriozisht që të shesë Chelsean.

Sipas “The Telegraph”, që gjatë kësaj jave mund të vijnë ofertat zyrtare në tavolinën e miliarderit rus, sepse janë të paktën tre palë të interesuara.

Gjatë ditëve të kaluara, Abramovich i kaloi aksionet e tij dhe menaxhimin e përditshëm të Chelseat administratorëve të fondacionit bamirës të klubit. / Oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club Facebook