Bombë nga Anglia, Ronaldo dhe Messi mund të luajnë në një ekip

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në një ekip? Është ndoshta një nga ëndërrat më të mëdha të shumë futbolldashëve dhe kjo gjë mund të realizohet shumë shpejt. Sipas asaj që raporton Mirror, PSG po planifikon të bëjë bashkë dy lojtarët me më shumë “Topa të Artë” në historinë e futbollit.

Sipas asaj që raportohet, afrimi i Ten Hag te Manchester United nuk siguron faktin se Ronaldo mund të qëndrojë me “Djajtë”. Për rrjedhojë ai mund të kërkojë për një aventurë të re dhe PSG e ka derën hapur për portugezin.

Ai pritet të zëvendësojë Kylian Mbappe që mund të largohet në drejtim të Real Madridit. PSG ka vetëm një synim, të fitojë Champions League.

Ronaldo është specialist i këtij kompeticioni dhe sëbashku me Messin mund t’i plotëson ëndrrën presidentin Nasser Al-Khelaifi. A do të ndodhë kjo gjë? Asgjë nuk është e sigurt, por tifozët vazhdojnë të ëndërrojnë. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter