Bombë nga Gjermania, Bayerni gati të bëjë çmenduri për sulmuesin e Serie A

Ndonëse nuk dëshirojnë të heqin dorë nga Robert Leëandoëski, Bayerni po lëviz në merkato për të gjetur zëvendësues e sulmuesit polak. Sipas asaj që raporton “Bild”, bavarezët kanë caktuar një sulmues të Serie A si objektivin kryesor.

Bëhet fjalë për Victor Osimhen të Napolit, që sipas të njëjtit burim bavarezët janë të gatshëm të bëjnë një çmenduri këtë merkato. Ata mund të paguajnë plot 120 milionë euro për kartonin e tij.

Janë 10 milionë euro më shumë se kërkesa që De Laurentiis ka për të lënë të lirë lojtarin. Nga ana tjetër, bavarezët ende nuk po pranojnë të lënë të lirë Leëandoëskin të largohet në drejtim të Barcelonës. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook