Bombë nga Italia: Pasi dështoi pista Milan, Investcorp kërkon të blejë Interin

“Do të flasim sërish në rast se vendosim që të provojmë për të investuar në Itali”. Këto kanë qenë fjalët e Al Ardhi, numri një i Investcorp që pak kohë më parë tentoi të blente Milanin, por pa sukses.

Këtë herë duket se fondi arab është rikthyer sërish për të provuar të bëjë biznes në Itali dhe madje sërish në Milano. Sipas “La Repubblica”, Investcorp po provon që këtë herë të blejë ekipin tjetër të Milanos, Interin.

Fondi arab kërkon të përfitojë nga kufizimet ekonomike që qeveria kineze ka vënë për investimet jashtë Kinës duke i vështirësuar projektin që Suning ka me Interin. Megjithatë, Zhang gjithmonë është shprehur se nuk dëshiron të shesë Interin, por me kufizimet e vendosura dhe problemet financiare që Suning po kalon, gjithçka mund të ndodhë. /oversport.tv