“Bombë” nga Italia, United ofron Ronaldon dhe 100 milionë euro për yllin e Napolit

Një lajm vërtetë i bujshëm është raportuar ditën e sotme nga mediat italiane për sa i përket një transferimi të mundshëm te Cristiano Ronaldos në Serie A. Ylli portugez mund të rikthehet sërish në kampionatin italian, por këtë herë me ekipin e Napolit.

Sipas asaj që raportohet në Itali, Manchester United ka ofruar sërish kartonin e Cristiano Ronaldos tek ekipi i Spallettit, por me një ofertë shumë herë më tunduese. Ata kërkojnë shërbimet e Victor Osimhen dhe kanë ofruar Cristiano Ronaldon dhe 100 milionë euro.

Një ofertë që Napolin e ka tunduar dhe po merr kohën e nevojshme për të vendosur. Cristiano Ronaldo është konsideruar pranë Napolit edhe në fillimin e merkatos verore, por gjithçka u përgënjeshtrua më pas. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook