Bombë nga Spanja, Erling Haaland do të transferohet në Madrid në 2024

Erling Haaland do të luajë për Real Madridin në vitin 2024. Për këtë gjë është i bindur shtypi spanjoll ka publikuar një lajm bombastik për një klauzolë që sulmuesi norvegjez ka në favor të Real Madridit.

“Ka një klauzolë në kontratën e Haaland që e lejon atë të shkojë te Real Madridi në vitin 2024. Në kontratë ka një klauzolë që krijon kushte shumë të favorshme për klubin spanjoll”, tha Fernando Sanz për El Chiringuito.

Haaland u transferua këtë merkato verore drejt Manchester Cityt ku me performancat e tij ka shkëlqyer për “Qytetarët”. Në tetë ndeshjet e para të Premier League, Haaland ka realizuar 14 gola. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Twitter