Andriy Shevchenko, fituesi i Topit të Artë dhe simboli i një epoke tek Milani mbush sot 45 vjeç.
Pasi kaloi të gjitha skuadrat e moshave, Shevchenko debutoi në skuadrën e parë të Dinamos së Kievit në vitin 1994. Në 5 vite me skuadrën ukrainase zhvilloi 117 ndeshje dhe shënoi 60 gola.
Në vitin 1999, Milani pagoi 50 miliard lireta për ta sjellë në “San Siro”. Një investim që nuk zhgënjeu askënd, pasi sulmuesi shënoi shumë gola me fanellën kuqezi, duke u bërë një nga sulmuesit më të mirë që kishin luajtur për Milanin.
Në vitin 2003 udhëhoqi kuqezinjtë drejt fitores së Champions League, duke shënuar penalltinë e famshme në finalen kundër Juventusit.
Në vitin 2004 fiton trofeun personal të Topit të Artë, pas shumë trofeve të fituara me Milanin. Në 208 ndeshje të zhvilluara me kuqezinjtë, ukrainasi shënoi 127 gola.
Në vitin 2006 transferohet tek Chelsea, por aventura në Londër nuk ka shkëlqimin e viteve të mëparshme. Kthehet sërish ke Milani për një sezon dhe mbyll karrierën me Dinamon e Kievit në vitin 2012.
I konsideruar si lojtari më i mirë ukrainas i të gjitha kohëve, Andriy Shevchenko ka shënuar 48 gola në 111 ndeshje të luajtura me skuadrën kombëtare.
Andriy Shevchenko at AC Milan = 🔥🔥🔥
The 2003 #UCL winner is 45 today! 🎂@jksheva7 | @acmilan pic.twitter.com/P5luw9QI4g
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 29, 2021
Të shumta janë urimet në drejtim të Andriy Shevchenko, por spikat ai i Milanit, që uron lojtarin që shënoi kaq shumë për ngjyrat kuqezi. / Oversport.tv
The King from the East turns 45 today! Long live the king 👑
Oggi @jksheva7 compie 45 anni! Lunga vita al Re dell'Est 👑#SempreMilan | @BancoBPMSpa pic.twitter.com/c0HTSfGkGN
— AC Milan (@acmilan) September 29, 2021