Boniek mban anën e Lazios: Loja vazhdon, derisa gjyqtari t’i bjerë bilbilit

Lazio e Sarrit mposhti 3-1 Interin e ish-ëve Simone Inzaghi dhe Correa në “Olimpico”. Zikaltërit janë nervozuar shumë në fraksionin e dytë të lojës dhe në veçanërisht në aksionin që solli golin e shënuar nga Felipe Anderson.

Skuadra bardhekaltër vazhdoi lojën, pa e nxjerrë topin jashtë në shenjë “fair play”, ndonëse Dimarco ishte i shtrirë në fushë. Në lidhje me këtë temë ka ndërhyrë edhe ish-futbollisti i Juventusit dhe zëvendës-presidenti aktual I UEFA-s, Zibi Boniek.

Përmes nje postimi në Instagram, polaku ka shprehur mendimin e tij në lidhje me këtë çështje: “Goli i dytë i Lazios? Nuk ka vend për polemika, loja vazhdon derisa gjyqtari t’i bjerë bilbilit”. /Oversport.tv