Bonnuci largon përgjegjësitë: Ndaj Irlandës nuk do të godas penallti

Pas trajnerit Mancini, për sfidën ndaj Irlandës së Veriut ka folur edhe mbrojtësi i kombëtares italiane, Leonardo Bonucci. Ndër të tjera ai tha se nesër kanë si synim vetëm fitoren, por nuk do të marrë përsipër të godasë penallti nëse ata fitojnë një të tillë.

PENALLTITË- “Isha i pari që e ngushëllova Jorginhon për penalltinë e humbur sepse e gjeta veten aty, isha aty për ta përqafuar dhe ky ishte mendimi im kryesor. Ishte një gabim dhe ne thjesht menduam të ecnim përpara. Ai ka marr shumë penallti të rëndësishme, është një gabim që mund t’i ndodhë kujtdo. Unë nuk do të jem goditësi i penalltive nesër mbrëma. Po lindi nevoja do ta vendosim kush do të godasë”.

NDESHJA- “Duhet të jetë ndeshja jonë, jo vetëm e imja. Duhet të nxjerrim në pah cilësitë që kemi treguar gjithmonë që i kemi në kohë vështirësish. Mendoj se skuadra do të zhvillojë një ndeshje të mrekullueshme nesër, sepse të gjithë dëshirojmë kualifikimin. Do të duhet vetëm të jemi vetvetja si gjithmonë, duam të sjellim në shtëpi një rezultat të rëndësishëm”. /oversport.tv