Bonucci lë Italinë para kohe: Jam i zemëruar me veten, ju kërkoj ndjesë!

Dje në mbrëmje, Italia u mposht nga Spanja në një ndeshje të vlefshme për finalen e Ligës së Kombeve.

Pavarësisht forcës apo dominimit të iberikëve, të besuarit e Mancinit duhet të vuanin edhe largimin me karton të kuq të kapitenit të tyre.

Dy të verdhë në një hark kohor prej 12’ bënë që Bonucci të tradhtonte skuadrën e ta linte me një lojtar më pak për më shumë se një pjesë loje.

Në një postim në rrjetet sociale, Leo u shpreh i zhgënjyer dhe tepër i mërzitur për atë që ndodhi. “Jam i zemëruar me veten.

Më vjen shumë keq për gabimin dhe i kërkoj falje skuadrës, gjithashtu edhe tifozëve. Ju premtoj se kjo Itali do të ngrihet dhe do të jetë më e fortë se kurrë”, përfundoi qendërmbrojtësi.

Kartoni i kuq ndaj Spanjës e detyron Leonardo Bonuccin të largohet më herët nga kombëtarja. Ai nuk mund të luajë në ndeshjen për vendin e tretë, ndaj kthehet në Torino për t’u vënë nën urdhrat e Allegrit dhe Juventusit. / oversport.tv