Bora, Fjoralba apo Nevina: Kush është bukuroshja që i pëlqen yllit të Tiranës?

Michael Ngoo është një nga lojtarët më të spikatur në Superiore dhe mbrëmjen e djeshme anglezi ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”.

Anglezi shtatlartë nuk ka folur vetëm për futboll. Ed Manushi e ka ngacmuar sulmuesin e bardhebluve për të zgjedhur mes 3 bukurosheve që moderojnë në këtë TV.

Në ekran u shfaqen fotografitë e tre femrave mjaft të bukura, si Nevina Shtylla, Fjoralba Ponari dhe Bora Zemani.

Ngoo, duke qeshur tha se i pëlqen ajo me të verdha dhe i referohej bukuroshës së “Përputhen”, Bora Zemanit, e cila më parë ka drejtuar edhe programe sportive. /oversport.al