Bordeaux lë thatë Milanin, Adli nuk lëviz në janar drejt Serie A

Milani duhet ta përjashtoje si opsion transferimin e mesfushorit Yacine Adli në janar.

Kuqezinjtë e blenë në verë për 10 milion euro dhe e lanë në huazim te Bordeaux.

Këta të fundit kanë njoftuar Milanin dhe i kanë bërë me dije se do ta mbajnë deri në fund Adli.

Ata nuk janë dakord që mesfushori të largohet para kohe prej tyre, edhe pse Milanit i duhet një mesfushor qendror. / oversport.tv