“Botën me ma fal, se kisha ndrru me ty”: Risia e Tiranës në Klasike

Risia e KF Tiranës në Klasiken e Shqipërisë kundër Vllaznisë është zëri i tifozëve.

Me anë të një nisme në rrjetet sociale, klubi kryeqytetas ka kërkuar nga tifozët që të japin një frazë me të cilën përshkruajnë skuadrën e tyre të zemrës.

Kësisoj, në banderolat rreth fushës, është shënuar fraza e çdo tifozi.

“Të gjithë botën me ma fal, se kisha ndrru me ty”- është një prej shprehjeve të shënuara nga tifozi në inicialet D.B. / oversport.tv