Botërori çdo dy vite, Premier League unanimisht kundër planit të FIFA-s

Në Angli e kanë dhënë tashmë mendimin e tyre për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vite.

Premier League ka dale me një komunikatë zyrtare dhe thekson se 20 klubet që garojnë në elitën e futbollit anglez janë kundër idesë së FIFA.

Klubet kanë diskutuar mes tyre ndryshimet që do të bëheshin në kalendar dhe unanimisht kanë mbajtur qëndrim kundër.

Në arsyetimin e tyre, klubet e Premier League theksojnë se një ndryshim i tillë do të ndikonte negativisht në mirëqenien e lojtarëve dhe do të kërcënonte konkurrencën, kalendarin, strukturat dhe traditat e kampionateve vendase. / oversport.tv