Pas Nikola Jokic dhe Victor Wembanyama, një tjetër emër I njohur I basketbollit do të mungojë në kampionatin botëror që starton në 25 gusht.
Giannis Antetokounmpo, ylli I Milwaekee Bucks, nuk do të jetë pjesë e skuadrës kombëtare të Greqisë, që do të marrë pjesë në këtë turne.
“Të gjithë e dinë pasionin dhe dashurinë që kam për kombëtaren. Por pas konsultave me mjekët është e qartë që nuk jam në gjendjen optimale për të marrë pjesë në botëror. Nuk është një zgjedhje, por I vetmi opsion I mundshëm”, shkruan basketbollisti I njohur në një postim në Instagram. /Oversport.tv