Palmeirasi është skuadra e parë finaliste e Botërorit të Klubeve, pasi ka mposhtur 2-0 në gjysmëfinale egjiptianët e Al Ahly.
Në stadiumin “Al Nahyan” të Abu Dhabit, kampionët e Amerikës së Jugut kanë shënuar nga një gol për çdo pjesë në portën e kampionëve të Afrikës.
Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, por brazilianët kanë arritur të zhbllokojnë rezultatin me Veiga. Me fillimin e pjesës së dytë, Palmeiras dyfishon rezultatin me Dudu. Egjiptianët mundohen të reagojnë, madje arrijnë të shënojnë me Mohamed Sherif, por goli i tij anulohet nga VAR.
Pavarësisht përpjekjeve të Al Ahly, që në fund godet edhe traversën, rezultati i kësaj sfide nuk ndryshon.
Palmeiras kualifikohet në finale ku do të përballet me fituesin e sfidës Chelsea-Al Hilal, që do të luhet nesër në orën 17:30. / Oversport.tv
Botërori i Klubeve – Gjysmëfinale
Palmeiras- Al Ahly 2-0
Veiga 39’, Dudu 49’