Ka përfunduar gara e parë e ditës së 4-t të kampionatit botëror të peshëngritjes për të rinj, që po zhvillohet në Durrës dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Është shpallur kampioni i ri i botës në kategorinë deri në 73kg për meshkuj, një garë që është dominuar nga peshëngritësi nga Kazakistani, Saulebekov që ka fituar tre medalje ari në këtë garë, duke zëne vendin e parë në shkëputje dhe shtytje, për rrjedhojë edhe dygarëshin.
Peshëngritësi kazak ka tentuar të thyejë rekordin botëror në këtë peshë në stilin e shtytjes, por nuk ka arritur që të ngrejë 174 kg në provën e fundit.
Në stilin e shkëputjes në podium janë ngjitur edhe azeri Almammadov dhe koreani ju Park, që kanë marrë respektivisht medaljen e argjendtë dhe të bronztë.
Në stilin e shtytjes medaljen e argjendtë e ka marrë Almammadov, ndërsa shkallën më të ulët të podiumit e ka zënë armeni Mkrtchyan. / Oversport.tv