Botërori i peshëngritjes: Chen Hsing Pan dominon në kategorinë deri në 49 kg për femra

Po zhvillohet dita e tretë e Kampionatit botëror të peshëngritjes për të rinj, që po zhvillohet në Durrës dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Sapo ka përfunduar gara në kategorinë deri në 49 kg për femra, që është dominuar totalisht nga Chen Hsing Pan nga Tajvani, që ka marrë medalje të artë në shkëputje dhe shtytje, dhe si rrjedhojë edhe në dygarësh.

Në vendin e dytë në shkëputje është renditur egjiptiania Abdelfattah, ndërsa medaljen e bronztë në këtë stil e ka marrë Cojocaru nga Moldavia.

Në shtytje medaljen e argjendtë e ka marrë grekja Stratoudaki, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit është renditur rumunia Sipos.

Dygarëshi është dominuar nga Chen Hsing Pan që ka ngritur në total 163 kg, në vendin e dytë është renditur Abdelfattah, ndërsa medaljen e bronztë e ka marrë grekja Stratoudaki. / Oversport.tv