Botërori i Peshëngritjes për të rinj/ Abdelazim triumfon në garën për femra deri në 81 kg, egjiptiania vendos rekord botëror në dygarësh

Shams Abdelazim është shpallur kampione bote për femra deri në 81 kg duke vendosur një rekord të ri botëror. Peshëngritësja egjiptiane bëri një paraqitje fantastike në Kampionati Botëror të Peshëngritjes për të rinj që po zhvillohet në Durrës dhe transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

Në shkëputje Abdelazim ngriti 103 kg, duke lënë pas Murgvilani me 102 kg dhe Poghosyan me 98 kg të ngritura. Më pas në shtytje, peshëngritësja egjiptiane theu një barazoi një rekord botëror duke ngritur 129 kg.

Ajo la pas në garën e shtytjes Murgvliani me 127 kg dhe Poghosyan me 123 kg të ngritura. Në total Abdelazim ngriti plot 232 kg në dygarësh duke thyer një rekord botëror i cili ishte 231 kg. /oversport.tv