Ella Nicholson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kampione e botës në Peshëngritje në kategorinë deri në 76 kg për femra. Sportistja amerikane ka arritur të sigurojë dy medalje të arta (në shkëputje dhe në dygarësh), ndërsa në stilin e shtytjes u rendit në vendin e dytë.
Ella Nicholson arriti të ngrinte në stilin e shkëpytjes 101 kg, 2 më shumë se egjiptiania, Elsayed. Medalje bronzi në shkëputje siguroi një tjetër egjiptiane, Rinad Hassan me 91 kg.
Në shtytje medalja e arit shkon për Elsayed me 122 kg ndërsa në vend të dytë Nicholson me 121 kg. Medlja e bornzit për koreanen Yoobeen Chun me 116 kg.
Në dygarësh ishte sërish Ella Nicholson që me 222 siguroi medaljen e artë për t’u shpallur edhe kampion bote. Në vend të dytë Elsayed me 221, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Anna Amroyan nga Armenia. /oversport.tv