Tuana Suren shpallet kampione bote për femra mbi 81 kg. Peshëngritësja nga Turqia triumfoi në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj që po zhvillohet në Durrës dhe që transmetohet live në Oversport dhe Tibo.
Suren fillimisht në shkëputje fitoi medalje ari duke ngritur 104 kg, duke lënë pas peshëngritësen nga Vietnami, Hien Thi Tran me 96 kg të ngritura, si dhe Mae Etta Love nga Kanadaja me 95 kg.
Më pas në shtytje Suren u rendit e dyta duke ngritur 126 kg dhe medalje ari në shtytje mori Mae Etta Love duke ngritur 130 kg. Në total Suren ngriti gjithsej 230 kg duke marrë medalje ari, pas saj u renditën Mae Etta Love me 225 kg dhe e treta Hien Thi Tran me 220 kg të ngritura. /oversport.tv