Botërori në Tibo: Luhen sot katër sfida të tjera, zbresin në fushë edhe Gjermania e Spanja

Dita e katërt e Botërorit që zhvillohet në Katar do të sjellë katër sfida të tjera mjaft interesante në platformën Tibo. Përballja e parë do të startojë në orën 11:00 ku do të ndeshen Maroku me Kroacinë. Kroacia kërkon ta nisë me fitore këtë kompeticion, ndërsa nga ana tjetër Maroku do të provojë të sjellë një tjetër surprizë në Kupën e Botës.

Në orën 14:00 do të startojë dueli midis Gjermanisë dhe Japonisë. Edhe pse nuk konsiderohet si një prej ekipeve favorite, Gjermania kërkon t’i tregojë të gjithëve se nuk ndodhet në Katar vetëm për pak kohë, por kërkon t’i shkojë deri në fund kompeticionit. Nga ana tjetër Japonia nuk ka qenë kurrë një kafshatë e lehtë.

Spanjë-Kosta Rika do të jetë përballja e tretë e ditës e cila do të startojë në orën 17:00. Të besuarit e Luis Enrique dëshirojnë ta nisin me këmbën e duhur këtë Kupë Bote dhe nuk dëshirojnë të bëjnë një hap fals përballë një kundërshtari që konsiderohet më i lehtë në letër. Megjithatë, surprizat nuk kanë munguar në ditët e para të Botërorit dhe Kosta Rika do të provojë të jetë e radhës.

Dita e katërt e këtij Botërori do të mbyllet me sfidën Belgjikë-Kanada që starton në orën 20:00. Belgët kërkojnë të bëjnë hapin e madh në këtë Kupë Bote dhe brezi i artë që ka nuk dëshiron të bëjë gabime. Kanadaja nga ana tjetër i beson talentëve Alphonso Davies dhe Jonathan David për të dalë me pikë nga ky duel.

Të katërta sfidat keni mundësi t’i ndiqni nëpërmjet kanaleve që ofron platforma Tibo. /oversport.tv

Foto: fifa.com