Botërori në Tibo: Sfidat bëhen vendimtare, Franca e Anglia zbresin në fushë

Botërori ka hyrë tashmë në fazën e tij më interesante, pasi kanë filluar ndeshjet me eliminim direkt, që vlejnë një biletë në çerekfinalet e Kupës së Botës, Katar 2022.

Ditën e sotme do të vijnë në platformën Tibo dy ndeshje shumë interesante të fazës së 1/8-ve të finales. Kampionët në fuqi të Francës do të sfidojnë Poloninë për një vend në çerekfinale, ndërsa Anglia do të masë forcat me Senegalin në sfidën tjetër të ditës.

Franca ishte skuadra e parë që siguroi kualifikimin mes 16 më të mirave të Botërorit. Të besuarit e Didier Deschamps fituan 2 takimet e para të grupit (siguruan kualifikimin), ndërsa në ndeshjen e fundit u mposhtën nga Tunizia, por sërish arritën të ruanin vendin e parë në grup.

Franca konsiderohet si skuadra favorite për tu kualifikuar në çerekfinale, por edhe Polonia do të luajë shanset e veta për të vazhduar më tej aventurën në Katar 2022. Polakët zhgënjyen në fazën e grupeve dhe u kualifikuan vetëm falë golavarazhit më të mirë se Meksika, por duke luajtur një ndeshje aspak të mirë përballë Argjentinës.

Në mbrëmje në orën 20:00 Anglia do të sfidojë Senegalin në një ndeshje që vlen një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës. Anglezët fituan grupin e tyre dhe shihen si favoritë edhe në sfidën e sotme kundër afrikanëve. Anglia nuk ka humbur asnjë nga 20 sfidat që kanë luajtur kundër skuadrave afrikane.

Senegali bëri një paraqitje shumë të mirë në grupe dhe falë fitores përballë Ekuadorit u kualifikua në fazën tjetër të turneut. Mungon Mane, por kampionët e Afrikës kanë në organikën e tyre shumë lojtarë cilësorë dhe sot do të synojnë surprizën e madhe përballë Anglisë. Senegali është skuadra e vetme që ka arritur të eliminojë në skuadër europiane (Suedinë) në një Kupë Bote. / Oversport.tv