Botheim ka “magjepsur” Mourinhon, Roma nis kontaktet me Bodo-Glimt

Tre gola të shënuar në dy ndeshjet kundër Romës në Conference League, i kanë bërë përshtypje edhe José Mourinhos, që tashmë ka filluar të mendojë seriozisht për të afruar në skuadër sulmuesin e talentuar.

Sipas mediave norvegjeze, “Special One” është magjepsur nga Erik Botheim i Bodo-Glimt, sulmues norvegjez, që është autori i 19 golave në 36 ndeshje që ka zhvilluar me skuadrën e tij në kampionat dhe në kupa.

Sipas asaj që shkruan faqja norvegjeze “TV2”, sulmuesi 21-vjeçar ka përfunduar në shënjestrën e Romës, madje drejtuesit verdhekuq kanë nisur kontaktet me agjentin e lojtarit. / Oversport.tv