“Sky Sports Uk” shkruan se ditën e sotme Sven Botman do të kryejë vizitat mjekësore tek skuadra e Newcastle dhe më pas do të firmosë kontratën me klubin anglez.
Ish-mbrojtësi i Lille, që flirtoi për një kohë të gjatë me Milanin, që e kërkoi që janarin e kaluar, vendosi që të transferohet në Angli, i tunduar nga paratë e shumta të ofruara nga “qymyrxhinjtë”.
Në një moment dukej se Botman do të transferohej te Milani, por në pak orë ndodhi ndryshimi i madh që i garantoi Newcastle një lojtar të ri dhe shumë të talentuar për rreth 37 milionë euro plus bonuse. / Oversport.tv
Foto: LOSC Facebook