Boulaye Dia, nga elektriçist në protagonist në fushë me Villarrealin

Villarreal ka mposhtur thellë 5-2 Alavesin ditën e djeshme në LaLiga, duke marrë fitoren e pestë radhazi mes kampionatit dhe kupës. Në goleadën e djeshme të skuadrës së teknikut Emery ishte protagonist edhe Boulaye Dia, autori i një dygolëshi.

I lindur në 16 nëntor në vitin 1996 në Senegal, Boulaye deri në vitin 2017 nga ndarë pasionin e fëmijërisë për futbollin me punën e tij: gjatë javës punonte si elektriçist dhe gjithashtu stërvitej.

Kështu ndodhi derisa u transferua tek Jura Sud, klub i kategorisë së katërt franceze, aty ku tregoi edhe cilësitë e tij teknike. Në vitin 2018 Reims pikasi talentin e tij dhe e bleu duke e marrë në Ligue 1.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Sezonin e kaluar ai spikati në kampionatin francez ku shënoi 16 gola në 40 ndeshje të luajtura. Paraqitja e mirë bëri që shumë klube të interesohen për të, por Villarreal fitoi konkurrencën me klubet e tjera e bleu për 15 milion euro.

Deri më tani sulmuesi ka shënuar 5 gola me “nëndetësen e verdhë” dhe tifozët presin që ai të afirmohet edhe në Spanjë. / Oversport.tv