Braçe denoncon: Hetoni çdo cent në FSHF, pastaj të luhet futboll! Gara e shkatërruar

Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste, i njohur edhe si një tifoz i Partizanit, së fundmi i është rikthyer botës së futbollit dhe ka sërish polemika me Federatën Shqiptare të Futbollit. Politika nga Berati ka publikuar dy fatura që FSHF ka paguar në emër të Tiranës dhe në postimin e gjatë në Instagram thekson se gara është e shkatërruar, pasi qeverisë së futbollit në vend i intereson që të dalin kampion apo të shkojnë në Europë ato klube që kanë detyrime dhe që duhet t’i kthejnë paratë mbrapsht federatës.

POSTIMI I PLOTË I BRAÇES: “Topi është çarë! Futbolli po luhet me dorë në tavolinën e Armand Dukës! Shikoni, kam hequr dorë e nuk më intereson më hiç kush do jetë drejtuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit; po fare!

Por jam i tmerruar nga farsa apo tallja e trapit me qindra lojtarë dhe gjithë ata njerëz që ndjekin futbollin/superligën çdo të premte, të shtune, të diele e veçanërisht të hëne!

Gjithçka ka të bëjë me Fair Play-n Financiar; Besoj e dini që llogaritë e FSHF janë të bllokuara nga GJYKATA?! Besoj e dini që arsyeja janë marifetet e FSHF me llogaritë e saj bankare e llogari të të tretëve në pagesa prej dhjetëra mijëra eurosh?!

Tani është edhe më e qartë; Një klub futbolli me detyrime të mëdha financiare të njohura nga gjykata, bllokuar në të gjitha llogaritë bankare nga gjykata për këto detyrime, favorizohet nga FSHF, Armando Duka dora vetë- siç shihet nga dy dokumentet, – e cila kryen pagesat për llogari të klubit të bllokuar financiarisht!

Pyetja normale do ishte: Me cilën Federate Futbolli ndodh kjo në Evropë?! Por normaliteti në këtë vend është SKANDALI dhe FSHF ka fituar imunitet nga skandalet; Askush nuk guxon, nuk guxon të merret me paligjshmërinë skandaloze te saj!

Tani, pasi pashë këto pagesat bankare të kryera me firmë të Armando Dukës, dua ta pyes publikisht: nga kanë mbërritur këto para në federatë? Janë të UEFA-s? Janë të Federatës? Të cilitdo institucioni të jenë, gara është shkatërruar!

FSHF është e interesuar të fitoj kampionatin, të marrë pjesë në Evropë ky ekip, ai tjetri dhe ai ekipi tjetër, me qëllim që FSHF të marrë lekët mbrapsht-ky është dyshimi i madh!

Sa kohë ka që ndodh kjo? Për hatër të atyre qindra futbollistëve e kujtdo që do e ndjek futbollin, duhet hetuar çdo pagese e FSHF nga centi i parë deri tek milioni i dalë nga FSHF për të tretë! Deri atëherë është e kotë të luhet futboll; gara është e padrejtë, e pabarabartë, e pandershme!

VO: shihni dy dokumentet në foto; janë pagesa bankare nga FSHF me firmë të Armando Dukës, në Angli e Prishtinë”. / oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)