Brahim Diaz i dha edhe një tjetër ritëm Milanit në sulm kundër Interit. Mesfushori mori vendin e Kessie në minutën e 58-të dhe u bë vendimtar për kuqezinjtë, me asistin e golit të barazimit.
“Jam i lumtur për këtë qe kemi bërë, Interi është një skuadër e fortë. Në pjesën e dytë ne luajtëm më mirë. Ata që u aktivizuan u paraqitën u mirë, por edhe ata që e nisën në formacion e bënë të njëjtën gjë.
Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer. Kundër Juventus dhe Spezias kemi merituar më shumë. Mëkat për këto pikë të humbura. Do të luftojmë deri në fund për titullin kampion. Milani është një ekip i madh”, u shpreh mesfushori i kuqezinjve, Brahim Diaz për Milan TV. / abcnews.al