Brahim Diaz nxeh sfidën: Atletico nuk dorëzohet kurrë, do jetë ndeshje e rëndësishme

Mesfushori i Milanit Brahim Diaz është shprehur në prag të sfidës me Atleticon në Champions. Kuqezinjtë rikthehen në sinkrionin europian pas dy sukseseve të rëndësishme në kampionat, ndërsa Diaz është kthyer protagonist në takimet e fundit me gola dhe asiste.

A është Atletico skuadra më e mirë në Spanjë? -“Atletico është skuadër e mbushur me talente dhe janë vërtetë ekip shumë i fortë. Nuk e di nëse janë më të mirët ose jo, por janë sigurisht shumë të fortë. Ndodh që fitojnë në minutat e fundit të ndeshjes sepse nuk dorëzohen, ata janë të kompletuar.

Ishte ndeshja e kthesës me Juventusin sezonin e kaluar?- E kam ndjerë gjithmonë besimin e trajnerit dhe të klubit. Ajo ndeshje ishte fantastike, luajtëm mirë. Ndihem i lumtur që luajta mirë atë ndeshje, por besimi i Piolit kurrë nuk më ka munguar.

Harmonia në ekip? – Duam të ndihmojmë ekipin duke bërë secili më të mirën nga vetja, ka një mjedis pozitiv në dhomat e zhveshjes. Jemi familje në duart e trajnerit. Po luajmë ndeshje të mira dhe këto ndeshje të niveleve të larta na rrisin. Jam i lumtur me atë çfarë jam duke bërë dhe si po më ndihmojnë shokët e skuadrës.

Në Itali po u japin besim të rinjve. “Këtu ka shumë talente që po rriten. Nuk mendoj se është trend në Itali. E ndjej përgjegjësinë time, por nuk mund të shkoj askund tjetër. Kam gjithmonë nevojë për ekipin”.

Përgjegjësitë e reja që ke marrë. “Përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin. Kjo ka rëndësi. Jemi ekip në një moment të mirë dhe duam të vazhdojmë kështu”.

E ndjen veten lider?-  Nuk e ndjej veten lider, por të gjithë janë të rëndësishëm dhe unë jap më të mirën me gola dhe asiste. / Oversport.tv