Brahim Diaz “shkelmon” COVID-in, lajm i mirë për Piolin te Milani

Milani ka marrë një tjetër lajm të mirë, pasi në testin e fundit mesfushori me tipare sulmuese, Brahim Diaz, ka dalë negativ.

Ai e ka “shkelmuar” tashmë COVID-19, që e la jashtë në ndeshjet e fundit. Spanjolli sigurisht sonte nuk mund të luajë kundër Torinos.

Trajneri Stefano Pioli i gëzohet gatishmërisë së Diaz në duelet në vazhdim, pasi është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. / oversport.tv