Brazili i pandalshëm nuk njeh rivalë, barazojnë Argjentina dhe Uruguai

Janë luajtur dje ndeshjet e radhës së kualifikueseve të Kupës së Botës për zonën e Amerikës Latine.

Brazili vazhdon marshimin e tij në këtë fushatë eleminatore, duke koleksionuar fitoren e radhës, të nëntën në po aq ndeshje të luajtura në transfertë përballë Venezuelës.

Ka qënë Ramirez ai që ka kaluar vendasit të parët në avantazh në minutën e 11-të të takimit dhe më rezultatin 1-0 është mbyllur pjesa e parë. Brazili reagon në 45 minutat e dyta dhe përmbys gjithçka duke shënuar tre gola.

Marquinhos barazon në minutën e 71-të, Gabrial Barbosa shënon golin e avantazhit në minutën e 85-të, ndërsa Antony vulos fitoren, duke shënuar në minutat shtesë të takimit.

Argjentina, ndonëse me Messin në fushë, nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në transfertë kundër Paraguajit. Ndonëse nuk kanë munguar rastet, takimi është mbyllur pa gola 0-0.

Nuk ka dhuruar fitues as takimi Uruguaj-Kolumbi, që gjithashtu është mbyllur në barazim të bardhë 0-0.

Ekuadori ngjitet në vendin e tretë, falë fitores 3-0 në shtëpi përballë Bolivisë, ndërsa Peruja ka mposhtur 2-0 Kilin. Ndeshjet e radhës kualifikuese të Amerikës Latine do të luhen në 10 tetor.

Kualifikueset e Conmebol

Paraguaj-Argjentinë 0-0

Uruguaj-Kolumbi 0-0

Venezuelë-Brazil 1-3
Ramirez 11’/ Marquinhos71’, Gabrial Barbosa 85’, Antony90+5’

Ekuador-Bolivi 3-0
Estrada 14’, E.Valencia 17’,19’

Peru-Kili 2-0

Cueva 36’, Pena 64’