Brazili kërcen “Samba”, mposht Korenë dhe fluturon në çerekfinale

Brazili fluturon në çerekfinale ku e pret Kroacia pasi mposht me poker Korenë e Jugut me rezultatin 4-1. Amerikano-latinët dhuruan spektakël duke realizuar 4 gola që në pjesën e parë, ndërsa goli i Koresë u realizua nga Paik Seung-Ho.

Ndeshja nis menjëherë me ritëm dhe Brazili ndëshkon Korenë me dy gola të shpejtë në 13 minutat e para të takimit. Është Vinicius ai që hap siparin e golave, ndërsa Neymar dyfishon gjithçka.

Goli i tretë realizohet nga Richarlison në minutën e 29. Pokeri për Brazilin plotësohet nga Paqueta i cili vulos edhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Brazili mendon të ruaj energjitë për ndeshjen e ardhshme dhe menaxhon rezultatin. Goli i nderit për Korenë realizohet nga Paik Seung-Ho që prodhon një gol mjaft të bukur. Në fund është Brazili që feston dhe kualifikohet për çerekfinale ku e pret Kroacia e cila mposhti më parë Japoninë me penallti. /oversport.tv